“Ka ardhur Besarti tek unë, jo unë tek ai”, Rama flet për emërimin e Kadisë: “Shpresoj mos të dalë si Muka”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi emërimin e ekonomistit Besart Kadia në postin e zv. ministrit të Financave. Ai ka deklaruar se shpreson që Kadia të mos dali si Taulant Muka, i cili u emërua zv. ministër i Arsimit dhe një javë më vonë e la atë post.

Kryeministri ka deklaruar se ishte Kadia që u afrua tek ai dhe ishte vlerësimi dhe dëshira e tij për t’u angazhuar, që iu dha mundësia.

 “Ka ardhur Besarti tek unë, jo unë tek Besarti. Vlerësimi për Besartin dhe dëshira e tij për t’u angazhuar ka bërë që t’i japim mundësi. Është një djalë shqiptar që ka ide, dhe nëse vlerësimet që ka bërë për mua dhe opinionet që ju dhatë janë të kundërta me të miat, por është një djalë që ka ide. Është në një pozicion që mund të bëjë punën dhe të verë në jetë ato që mendon. Nëse ia del, bukuri e madhe.

Ne nuk i shohim njerëzit si tanët dhe të atyre. Unë kam bërë më përpara një gjë të tillë, e mora (Taulant Muka) më shtroi një platformë me kundërshti të forta nga ato që po bënim ne, bujrum i thashë bëhu ti zv.ministër, e realizoi. Bujrum i dhashë mundësinë, dështoi brenda një jave, u largua. Shpresoj të mos të jetë rasti me Besartin Unë kam shumë dëshirë ndryshe nga sa thuhet e propagandohet. Kam dëshirë të kem afër njerëz sfidues edhe me mendime të ndryshme, bujrum”, tha Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto