Jozefina Topalli prezanton kandidatët për deputetë për Tiranën: Janë deputetët që kemi ëndërruar

Jozefina Topalli, kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshime, po prezanton sot kandidatët për deputetë që do të kërkojnë votën e qytetarëve më 25 Prill.
Shumica e emrave të zgjedhur nga Topalli për Tiranën vijnë nga karriera akademike dhe janë profesorë në fusha të ndryshme. Sipas Topallit, ata janë deputetët që shqiptarët kanë ëndërruar. “Ato janë modeli i deputetit që kemi ëndërruar të kemi në Parlament. Ata janë të pakorruptuar”, u shpreh Topalli dhe tha emrat e kandiadatëve.
E para është profesoresha e Matematikës Elida Hoxha, më pas pedagogu Robert Çitozi, profesor Lorenc Radovani, mësuesja Meri Lalaj, doktoresha e shkencave ekonomike Stela Jakova, profesor Arben Basha, themelues i PD, etj.
11 kandidatët e parë të Lëvizjes për Ndryshim, për Tiranën:
1- Elida Hoxha
2- Robert Çitozi
3- Lorenc Radovani
4- Meri Lalaj
5- Stela Jakova
6- Arben Basha
7- Lek Negri
8- Franceska Memia
9- Jonuz Osman Agaj
10- Polikron Polluçi
11- Daniela Kavaja