Jepet pretenca për Saimir Tahirin, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për ish ministrin

Është dhënë pak minuta më parë pretenca e prokurorëve për Saimir Tahirin, ish ministrin e Brendshëm.

Raportohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Tahirin, i cili akuzohet për një sërë veprash penale.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto