“Janë tradhëtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria”, Basha vizion naftëtarët në grevën e tyre të urisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar sot dhe ka vizituar naftëtarët dhe punonjësit e Poçemit që kanë disa ditë në një grevë urie.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka shkruar se PD dhe ai vetë do të jenë zëri i naftëtarëve në këtë betejë për të drejtat e tyre.

Basha po ashtu ka shkruar se naftëtarët janë tradhëtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria, duke thënë se ata janë viktimat e Ramës.

Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush. #PoTëDëgjoj”, shkruan Lulzim Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto