Flower
Flower

Iu hodh bojë në fytyrë Ralf Gjonit, Lleshaj: “Turp historik, kapëm autorin sot”

Deputeti Ralf Gjoni u sul.mua teksa po shkonte nga shtëpia e tij në Kuvend, ku një autor e spërkati me bojë.

Mbi këtë çështje ka folur sot ministri i Brendshëm Lleshaj, i cili ka thënë se njëri prej autorëve është arrestuar.

“Është e pamendueshme, turp historik të jemi në këtë pozitivë. Sot policia kapi një nga sulmuesit e një prej deputetëve që u sulmua në mënyrë më guerrilse të padenjë, në rrugën për të ardhur këtu për të bërë betimin, me bojë, me një qasje të papranueshme, dhe e gjitha bëhet në emër të demokracisë. Në fakt demokracia nuk ka asnjë lidhje”.

Kujtojmë se deputeti Ralf Gjoni u sulmua me bojë, më 21 mars, ndërsa dilte nga banesa e tij për të vajtur në parlament për të bërë betimin

Ju mund të pëlqeni dhe këto