Ish zv. Ministri i Arsimit mbi protestën e studentëve: “Të gjithë drejt MASR, nuk ka protestë më të bukur”

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka reaguar mbi protestën e studentëve ditën e sotme kundra rritjes së tarifës së universitetit dhe thirrjeve që ata kanë bërë përballë godinës së Ministrisë së Arsimit.

Muka ka publikuar në Facebook një video të shkurtër nga marshimi i studentëve dhe disa foto të shkrepura gjatë saj, duke e cilësuar atë si protestën më me vlerë dhe më të bukur pasi bën kërkesë për një arsim cilësor.

Wind of Change! Studentet Shqiptarë kërkojnë të mos nëpërkëmben, por të trajtohen me dinjitet! Të gjithë, duhet ti bashkohemi protestës! Qyetarë dhe prindër duhet ta mbështesin rininë! Arsimi cilësor është e ardhmja!”, shkruan si fillim Muka.

Wind of Change! Studentet Shqiptarë kërkojnë të mos nëpërkëmben, por të trajtohen me dinjitet! Të gjithë, duhet ti bashkohemi protestës! Qyetarë dhe prindër duhet ta mbështesin rininë! Arsimi cilësor është e ardhmja!

Gepostet von Taulant Muka am Mittwoch, 5. Dezember 2018

“Studentët tashme po bashkohen nën një zë. Të gjithë drejt MASR! Nuk ka protestë më të bukur dhe më me vlerë për një shoqëri se protesta që kërkon arsim cilësor! Forca rini, jemi të gjithë me ju!”, ka përfunduar ai.

Studentët tashme po bashkohen nën një zë. Të gjithë drejt MASR! Nuk ka protestë më të bukur dhe më me vlerë për një shoqëri se protesta që kërkon arsim cilësor! Forca rini, jemi të gjithë me ju!

Gepostet von Taulant Muka am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Ju mund të pëlqeni dhe këto