Ish polici mbron Tahirin: “Akuzat ndaj tij të montuara keq”

Ditën e sotme, Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe me gjykim të shkurtuar, ulet në 8 vite burgim.

Mbi hetimet ndaj Tahirit ka reaguar edhe ish kreu i Policisë, Mit’hat Havari, i cili është shprehur se ish ministri është i pafajshëm.

Akuzat e Prokurorisë ndaj Saimir Tahirit të montuara keq! Për akuzat që prokuroria i ngarkon, është i pafajshëm.”, shprehet Mit’hat Havari.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Ju mund të pëlqeni dhe këto