Flower
Flower

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës përkrahu vendimin e Metës për mosdekretim të Cakajt, reagon Rama: “Çfarë llumi e mllefi…”

Ditën e sotme, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi mbi vendimin e presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, duke e quajtur këtë vendim si vizionar dhe kombëtar.

Pas deklaratës së saj, kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter, duke e cilësuar si një mllef të mbledhur dhe thotë se Edita u bashkua me ca qyqarë që salutojnë vendimin e Presidentit.

 “Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”, shprehet Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto