Ish ministri Panariti: “Shqipëria si një ‘kavje’ për testim model-reformash me rrënim”

Pak më parë, ish ministri Edmond Panariti, është shprehur se Shqipëria është duke u përdorur si një ‘kavie’ për të testuar reformat, të cilat në vend të zhvillimit sjellin rrënim.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish ministri i LSI, ka thënë se edhe kur testet me “kavie” dështojnë, eksperimentuesit e tyre nuk penalizohen.

“Shqipëria, si një “kavje” për testim të model-reformave me rrënim /rrafshim! Po nuk eci testi, “kavja” paralizohet dhe dëmtohet, ndërsa eksperimentuesit mbajnë shënim për përmirësime në eksperimentet e tyre të radhës”,  shkruan Panariti.

Shqiperia, si një "kavje" për testim të model-reformave me rrënim /rrafshim! …………………….. Po nuk eci…

Gepostet von Edmond Panariti am Donnerstag, 23. Mai 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto