Flower
Flower

Ish ministri Manjani: “Vazhdon ende si n’top t’karadakut, s’kanë ndërmend të tërhiqen”

 

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur mbi kontenierët me kokainë të hapur që u sekuestruan dje në Maltë dhe që sipas mediave lokale, një pjesë e tyre kishin destinacion Durrësit.

Manjani ka shkruar se qeveria thotë se s’ka drogë dhe trafiku u luftua, por droga vazhdon ende.

Statusi i Manjanit:
Droga vazhdon…

Nga 3 kontejnerë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan pasur destinacion Durrësin.
Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen me gjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…
Ndërkohë qeveria thotë: “s’ka drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.
“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.
Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam…”

Ju mund të pëlqeni dhe këto