Flower
Flower

Ish deputeti i PD Tritan Shehu: “Shqipëria nën një grusht shteti kundër demokracisë”

Tritan Shehu, ish ministri i Jashtëm dhe ish deputeti demokrat, është shprehur së fundmi se Shqipëria ndodhet nën një grusht shteti kundër demokracisë, ku shihet tek mungesa e Gjykatës Kushtetuese, thotë ai.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se procedura e zëvendësimit të mandateve të lëna të opozitës në Kuvend nuk ka baza ligjore e kushtetuese.

Statusi i Shehut:
Aktualisht Shqipëria, pa Gjykatën Kushtetuese është nën një grusht shteti kundër demokracisë!
Procedura e tanishme e zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të dorëzuara këto në grup si opozitë, nuk ka asnjë bazë ligjore e kushtetuese.
Veprimet e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me këtë nuk janë të pajtueshme as edhe me procedurat ligjore për rastet individuale.

Vendimet e KQZ për zëvendësimin e këtyre mandateve bien ndesh edhe me vendimin e vitit 1993 të Gjykatës Kushtetuese, për zëvendësimin jashtë vullnetit të partisë të tre mandateve të PD në atë periudhë.
Tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.
Në kushtet kur e gjithë kjo procedurë thelbësore për demokracinë kryhet në mungesën prej më se një viti të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mund të legalizojë apo jo këto veprime, krijohen tiparet e një grushti shteti.
Në fakt në të gjithë këtë periudhë vendimet e Kuvendit, të Qeverise etj, kanë qenë të pa ligjshme, përderisa askush nuk mund t’i apelonte ato në atë Gjykatë.
Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave për zgjedhje të reja mbi një platformë të pranueshme.
Në të kundërt ideatorët e aplikuesit e këtyre akteve duhet të akuzohen për tentativë për grusht shteti të qeverisjes ndaj demokracisë e ky duhet përballuar si i tillë.

Aktualisht Shqiperia, pa Gjykaten Kushtetuese, eshte nen nje Grusht Shteti kunder demokracise!Procedura e tanishme e…

Gepostet von Tritan Shehu am Freitag, 15. März 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto