Ish deputeti i PD: “Projekti për ndarjen e Kosovës ekziston, Rama e mbështet dhe nuk ndalet”

Në një deklaratë për mediat, ish deputeti i PD, Aldo Bumçi, është shprehur se projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë dhe sipas tij, kryeministri Rama e mbështet atë.

Në fjalën e tij, Bumçi thotë se pas Samitit të Berlinit, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me ngulm drejt këtij plani pro ndarjes së shtetit të Kosovës. Ai thotë se fati i vendit tonë ka mbetur në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.

Deklarata e ish deputetit të PD:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës.

Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.

Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime.

Partia Demokratike i bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE  që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto