Ish deputeti Balliu për situatën tek “Bregu i Lumit”: “Shefi komisariatit urdhëroi rra.hjen e banorëve”

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia ka mbërritur tek zona e “Bregut të Lumit” në Tiranë, për të larguar banorët që ndodhen në 38 shtëpitë që do të prishen për rehabilitimin e “Bulevardit të Ri”.

Në këtë vend kanë qenë edhe ish deputetë të opozitës, ku ish deputeti demokrat Klevis Balliu, ka thënë se banditët me uniformë po dhunojnë barbarisht banorët.

“Kam qenë këtu  diku nga ora shtatë. Banorët na informuan për dhunën makabre. Shefi i komisariatit Agim Hoxha ka ushtruar dhunë ndaj banorëve.  Rast i paprecedent, policia luan rolin e mercenarëve. Policia godet zonja dhe fëmijë. Qytetarët nuk duhet të rrinë në pritje, por duhet t’i sulmojnë. Të dënohen këto banditë  të veshur me uniformë siç është Agim Hoxha”, tha ai.

Gjithashtu, Endrit Braimllari, ish deputeti i LSI, ka akuzuar kryeministrin Rama se dhunon qytetarët, ndërsa grabitësit i lë të lirë.

“Situata është totalisht e degraduar. Edi Rama ka urdhëruar policët të dhunojnë banorët. Nuk e kuptoj pse ushtrohet dhunë. Sot lihen të lirë trafikantët dhe banditët dhe arrestohen qytetarë. Këto po i dhunojnë  si të jenë terroristë”, tha Braimllari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto