Flower
Flower

IKMT e kallëzoi penalisht, reagon kreu i bashkisë Kavajë: “Një s.u.lm nga Rama që është në hall”

Isa Sakja, kreu i Bashkisë së Kavajës, ka reaguar pas kallëzimit penal që Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bëri ndaj tij për shpërdorim detyre.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryetari i bashkisë së Kavajës ka thënë se ky është një sulm nga Edi Rama, pasi mendon se ai është në hall sepse kandidatët e tjerë dalin humbës përballë tij, ndërsa siguron qytetarët se do vazhdojë me detyrën e tij.

Statusi i Isa Sakjës:

Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndërmarrë ndaj meje pak javë më parë.
Në hall, ngaqë të gjithë sondazhet që bëri në Kavajë, me disa kandidatë të tij, i dalin që të gjithë humbës përballë meje, zgjodhi rrugën e përdhosjes së emrit tim dhe kërcënimin për burg.

Është sulm tipik i tij; fillimisht bën akuzën verbalisht, pastaj formulon akt-akuzën.
Nuk jam opozitari i parë i sulmuar prej tij, por nëse Edi Rama vazhdon të jetë në krye të qeverisë nuk do jem as i fundit.
Të dashur miq, Ju përshëndes duke ju siguruar se të gjithë skenarët komunisto-puçiste, nga futja e armëve në kishë e deri tek linçimi publik i kundërshtarëve politikë, i kam të njohur nga historia, ndaj nuk më impresionojnë e as më frikësojnë dot.
Keni pasur mundësi që të më njihni përgjatë më pak se dy vite në drejtim të Bashkisë Kavajë, se për nga natyra jam optimist.
Unë besoj se në këtë vend ka ende gra e burra që nuk janë vegla qorre të tij, edhe pse që të gjithë jemi nën presion dhe kërcënim.
Unë besoj tek gratë e burrat që e duan Shqipërinë me të njëjtin pasion që unë e dua atë, e luftojnë për një të ardhme të Shqipërisë me demokraci të vërtetë të fjalës, mendimit, besimit e veprimit.
Unë do të vazhdoj të përmbush misionin tim të drejtimit të Bashkisë Kavajë me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim, siç kam bërë deri tani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto