Idrizi akuza qeverisë: “Na i vodhën votat, Rama larg duart nga Çamëria dhe PDIU”

Ditën e sotme, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka hedhur akuza të forta kundrejt kryeministrit Edi Rama, teksa ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë.

Idrizi u shpreh se mazhoranca i vodhi votat në zgjedhjet parlamentare të kaluara, pasi PDIU shprehet ai, u rrit me 35%.

“Ne kërkojmë atdheun tonë dhe nuk kërkojmë pronat. Ne jo vetëm kemi marrë mandatin e Tiranës dhe Fierit, por u rrit me 35% në këto zgjedhje. Votat  u vodhën nga kjo mazhorancë. Por ne jemi të gjallë dhe jemi në këmbë, pavarësisht se nuk kemi përfaqësim politik. Ne sot nuk jemi në parlament, por do jemi më të fortë për t’u dëgjuar zëri i shqiptarëve. I bëj thirrje Edi Ramës, larg duart nga PDIU dhe nga Camëria se boll të kemi duruar deri më sot”- tha Idrizi.

Me tej, ai theksoi se PDIU është nga partitë e vetme në Shqipëri që e di pse ekziston dhe qe ka nje mision te qarte.

“Ne sot kemi një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë. Do luftojmë çdo ditë për dinjitetin njerëzor. Fqinji jonë vlon sot nga racizmi dhe nacionalizmi për shqiptarët. Shteti shqiptar ka detyrim t’i adresohet NATO dhe të hapë atje çështjen çame, por nuk ka këllqe e dinjitet përballë Greqisë. Ne sot kemi një varrezë për shqiptarët e Çamërisë. Ligji për minoritetet është poshtërues për shqiptarët. Kemi qenë dhe jemi për bashkim kombëtar për të afruar shqiptarët e Shqipërisë me Kosovën”, tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto