I vendosur në arrest shtëpie, zbulohet vendimi i Gjykatës për ish deputetin Spahia

Sot Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për ish deputetin demokrat, Bardh Spahia, i cili këto kohë ka vuajtur dënimin e arrestit shtëpiak.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur për detyrim paraqitje për Spahinë, duke i dhënë atij sërish lirinë.

Ish deputeti akuzohet për tre  vepra penale: “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve të policisë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto