Flower
Flower

Holanda votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët, zëdhënësja e KE tregon se ç’do bëhet tani

Pasi Parlamenti holandez votoi pro rikthimit të vizave për Shqipërinë, ka ardhur reagimi i zëdhënëses së KE, Natasha Bertaud.

Në fjalën e saj, Bertaud është shprehur se KE nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullimin e vizave dhe se ndër të tjera, pezullimi i tyre do të kalojë në një procedurë specifike.

“Komisioni është i vetëdijshëm rreth mocionit që kaloi në Kuvendin e Holandës gjatë ditës së djeshme, por ekziston një procedurë specifike për mekanizmin e rikthimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon mekanizmin e pezullimit të vizave për cilindo nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”, tha Natasha Bertaud.

Ju mund të pëlqeni dhe këto