Holanda e thotë troç vendimin e saj: “Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende detyra”

Ndërkohë që pritet që Këshilli Evropian të japë sot vendimin final nëse do të hapi ose jo negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një zhvillim na vjen nga Holanda.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka bërë të ditur se ndonëse Shqipëria ka bërë një punë dhe përpjekje të madhe, ka thënë se kjo nuk mjafton për një përgjigje pozitive.

“Të gjithë i kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende për të bërë. Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë, Gjithsesi ajo ka bërë shumë progres”, u shpreh kryeministri holandez.

Ju mund të pëlqeni dhe këto