“Heshtje totale nga qeveria”, Basha reagon pas protestës së naftëtarëve të Ballshit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e naftëtarëve që ka ndodhur sot në Ballsh. Sipas Bashës, qeveria po hesht ndaj kërkesave minimaliste të naftëtarëve që po protestojnë për bukën e gojës.

“Shohim një heshtje totale për t’iu përgjigjur kërkesave minimaliste të naftëtarëve për bukën e gojës. Ajo që po ndodh sot në Ballsh  po ndodh në të gjithë Shqipërinë.

Ajo ndodhë në Tiranë, Korçë, Durrës e kudo. Numri i familjeve që kanë arritur gjendjen e falimentimit financiar po rritet në mënyrë dramatike çdo ditë.

Tregues për këtë është rënia e konsumit. Mjafton të vendosni një kamer në një market të tiranës dhe të shikoni çfarë blen një familje mesatare shqiptare. Nëse flasim për një kolaps të sistemit shëndetësor kemi dhe një falimentim ekonomik që e pason atë”, tha Basha.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto