“Heshtja të akuzon”, Basha i kthehet Ramës: “Merret me trillime kundër meje, e shkatërroi ekonominë”

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur së fundmi kryeministrit Edi Rama, i cili nxorri dëshminë për masakrën e Krushës dhe shkroi se heshtja e bëri Bashën të akuzuar.

Në reagimin e tij, Lulzim Basha shkruan se Rama merret me gënjeshtra dhe trillime ndaj tij, teksa fundosi ekonominë.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Vendi në kolaps shëndetësor dhe ekonomik, Rama merret me trillime e gënjeshtra. Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë

Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan. Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj! Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!

Ju mund të pëlqeni dhe këto