Flower
Flower

Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: “Dialogu  me Serbinë duhet të vazhdojë pa e lidhur me taksën”

Ditën e djeshme, përfaqësuesja e lartë BE, Federica Mogherini, deklaroi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se në ditën që do hiqet taksa 100% e Kosovës ndaj produkteve serbe e boshnjake, do të ftojë një takim të ri mbi dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

Lidhur me këtë deklaratë, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj i është përgjigjur asaj nëpërmjet një statusi në Twitter, duke u shprehur se dialogu nuk duhet të lidhet me taksën.

“Dialogu ka devijuar shumë kohë më parë para se të vendosej tarfia. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa e lidhur atë me taksën”, thotë Haradinaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto