Haradinaj akuza ndaj këshilltarit të Kurtit: “Ka tre shtëpi në lagjen më të pasur, dy thuhet se janë të Albinit”

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të forta ndaj këshilltarit kryesor Luan Dalipi të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Sipas Haradinajt, Dalipi është një njeri i akuzuar për korrupsion dhe ka thënë se ai ka tre shtëpi në lagjen “Marigona”, duke pretenduar se dy prej tyre janë të Kurtit.

“Zotëria që e ka zgjedhur Albin Kurti për të qenë shef i kabinetit të tij, Luan Dalipi, jeton në të njëjtën lagje me mua, ai zotëri ka tri shtëpi në Marigonë. Dy prej tyre flitet që janë të Albinit edhe të Vetëvendosjes. Nuk e di për çfarë i shfrytëzojnë por flitet”, u shpreh Haradinaj në KTV.

Haradinaj u pyet nëse e ka parë Kurtin që të shkojë në banesën e tij, Haradinaj u përgjigj: “Nuk e di a e kam parë, pyeteni ju”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto