Hapja e negociatave me BE, reagon ministri Cakaj: “Të dua përtej fjalëve”

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka reaguar pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ai ka shkruar: “Të dua përtej fjalëve, Shqipëri!”. Më tej, Cakaj thotë se ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë! Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve”, shkruan Cakaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto