Hajdari kërkon të hetohet pr/ligji për koncesionet e rrugëve: “Aferë korruptive, janë futur pa konkurrencë”

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë projekt ligjin për koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Hajdari është shprehur se nuk ka pasur asnjë garë për PPP-në pasi ka qenë pa konkurs dhe ka thënë se disa kompani po favorizohen.

“Për shkak se dekreti kanë problemet e tyre të hapura me ligjet, si janë shkruar, hartuar dhe kaluar në kuvend. Këto dy pr/ligje janë futur në mënyrë të përshpejtuar. Janë futur pa konkurrencë, duke anashkaluar ligjin e PPP-ve dhe përgjegjësinë për të eliminuar kërkesat e pakërkuara. Qeveria Rama po kërkon që të bëhen PPP për këto dy rrugë pa konkurs. Pse u futen këto dy ligje në seancën e fundit plenare? Kjo është pjesë e një plani. Prokuroria duhet të hetojë aferën korruptive. Nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk merret, ne duhet të denoncojmë këto ligje, që nga ligji Fusha, deri tek këto dy rrugë. Nëse ne do të respektojmë ligjin, duhet të kemi vetëm 1 standard”, tha Hajdari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto