Greva në Rinas/ Meta: “Rama t’i thërrasë mendjes, bllokimi cënon sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare”

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka thënë se i ka bërë apel kontrollorëve të vijojnë punën.

“S’ka pasur dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe Sindikatës. Duke parë situatën si pa zgjidhje, duke dashur për t’i dëgjuar drejtpërdrejtë, në 31 mars i kam pritur në një takim. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cënuar, në bazë të kontratave të veçanta dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Prej më shumë se 10 muajsh sipas tyre s’kishin marrë asnjë përgjigje sipas ligjit nga institucionet dhe pretendimet. Jemi drejtuar pjesërisht ministres së Infrastrukturës, Albcontrol, dukë vënë në dijeni dhe partnerët ndërkombëtar, se kjo situatë duhej pasur me vëmendje, pasi mund të mbarte rreziqe të mbarëvajtjes së hapësirës ajrore. I bëj thirrje Ramës që t’i thërrasë mendjes. Nuk jemi në Amerikën Latine këtu, të para disa dekadave.

Ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, cënon dhe sigurinë ndërkombëtare dhe jo vetëm kombëtare. Është një mesazh i gabuar dhe lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh ka ngritur pretendimet e saj jo vetëm ndaj ministrisë, por edhe autoriteteve të aviacionit dhe institucioneve ndërkombëtare për të gjitha arsyet sepe është dhe hapësirë e NATO-s dhe nuk ka pasur asnjëherë dialog me sindikatën e tyre dhe institucioneve.

Duke parë problematikën pa zgjedhje i kam pritur në takim një përfaqësi të tyre dhe është bërë e publike, ata nënvizuaqn faktin se të drejtat ishin cënuar. Kundërshtonin pezullimin e të drejtave të cënuara . Prej më shumë se 10 muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje dhe askush nuk ishte përgjigjur. Pas këtij takimi i kemi dërguar shkresë, ministres dhe kryeministrit si dhe duke vënë në djeni partnerët tanë ndërkombëtarë pasi mund të përmbajë rrezik për sigurinë.

Ftoj kryeministri Edi Rama, ministren Belinda Balluku, kontrollorët, Përfaqësues të Natos, Ftoj përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe, përfaqësues të Bashkimit Europian, të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet të bëjmë dialog, edhe pse jemi në pandemi, unë jam i gatshëm tëj takime dhe nga afër. Gjithsesi i ftoj në një takim online”, tha Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto