Greqia i dhuron disa doza vaksine anti-Covid Shqipërisë, zbulohet detajet nga takimi i Ramës në shtetin helen

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Athinë. Aty ai do të takojë ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Më pas, kryeministri do të jetë pjesë e një dreke pune në shtëpinë e kryeministrit grek Mitsotakis. Më herët Rama tregoi në rrjetet sociale se do të bisedojë për luftën kundër Covid-19.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka siguruar një sasi vaksinash, të cilat Athina zyrtare do t’ia dhurojë Shqipërisë.

Më herët Rama ka thënë se një shtet mik mund të na dhurojë 7 deri në 10 mijë vaksina kundër koronavirusit.

Mediat greke kanë shkruar se Rama në drekën me homologun e tij Mitsotakis, do t’i dërgojë këtij të fundit një mesazh nga presidenti turk Erdogan.

Ju mund të pëlqeni dhe këto