Gjykata merr vendimin për Saimir Tahirin, ja sa dënohet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shpallur fajtor për shpërdorim detyre por i pafajshëm për trafik droge. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda mbrëmjen e sotme e cila e ka dënuar me 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 3.5.

Gjykata ka ndryshuar veprën penale, duke rrëzuar tri akuzat e prokurorisë dhe duke e dënuar atë vetëm për shpërdorim detyre. Gjykata pezulloi dënimin me burg të Tahirit dhe e kaloi në 3 vite shërbim prove.

Tahiri u dënua me 5 vite burg në total por për shkak të procesit të shkurtuar,  atij iu ul masa e dënimit.

Sipas Gjykatës, duke iu referuar akteve, e vetmja akuzë që i provohet Tahirit është shpërdorimi i detyrës. Në kushtet kur nuk janë marrë masa për parandalimin e kanabizimit dhe përfshirjen e punonjës të policisë

Edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës janë rrëzuar tri akuzat. Edhe ai është dënuar vetëm për shpërdorim detyre me 3.4 vite burg.

Ju mund të pëlqeni dhe këto