Gjuzi ‘kërcënoi’ Ramën, nënkryetarja e Kuvendit i kthehet: “Tërhiqeni menjëherë fjalën”

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Kujtim Gjuzi ka theksuar se ndër vite qytetarëve të Tiranës u është marrë prona. Ai i është drejtuar kryeministrit Rama me tone të ashpra, duke thënë se të shkojë në shtëpinë e tij, ‘ai nuk ka shanse’.

Këtu ka ndërhyrë nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila i ka tërhequr vëmendjen Gjuzit dhe i ka thënë se po shkel etikën e Kuvendit.

Gjuzi: Ku dini të bëni protokoll ju! Ju dini të vidhni pronat e shqipptarvëe! Hajde një herë hajde një herën pot a mbajti më merr shtëpinë time. Po nuk ke shance.(I drejtohet Ramës).

Hysi: Tërhqini fjalën menjëherë. Ju tërheq vëmendjen për etikën. Tërhiqeni menjëherë.

Gjuzi: Çoje në komision të etikës dhe dërgojë ne komision të etikës. Këtu ka njerëz që kanë vrarë, po flas me etikën më të mirë që ke dëgjuar. Të respektoj. Unë i quaj mbretëresha zonjat.

Çfarë doni të bëni ju. Ju nuk keni dëmshpërblyer për pronën. Falë asaj që ne jemi nipa të Nënë Terezës, ne duhet të vritemi se kështu duan disa shqiptarë si ju.

Ju mund të pëlqeni dhe këto