Flower
Flower

“Gjiknuri dhe ministrja Balluku u bënë presion studentëve dje tek…”, Berisha bën deklaratën e fortë

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe ministren e re, Belinda Balluku, mbi takimin e djeshëm që ata kanë zhvilluar me studentë të Politeknikut.

Në këtë status, Berisha shprehet se prania e tyre në këtë takim ishte një presion i hapur ndaj të rinjve dhe një përdhosje e autonomisë universitare, duke u bërë thirrje studentëve që mos të pranojnë ministra në takimet e tyre të mëtejshme.

Reagimi i Berishës:

Hajdut Gjiknuri dhe Ndrikull Reformato perdhosin Universitetin!

Te dashur miq, ne kundershtim me çdo ligj, keto dy figura te diskretituara marrin guximin dhe shkojne dhe ju bejne presion pedagogeve ne fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit per greven e misionit historik te studenteve.

Ky eshte nje dhunim flagrant i autonomise se universiteteve dhe shkelmim i te drejtes demokratike te greves.

Duke denuar me forcen me te madhe kete akt te ulet, u bej thirrje studenteve dhe pedagogeve te mos pranojne ne takim zyrtare te shpelare te tipit te hajdut Gjiknurit dhe ndrikull Reformatos. Pranimi i tyre eshte perdhosje e universitetit dhe autonomise se tij. sb

Hajdut Gjiknuri dhe Ndrikull Reformato perdhosin Universitetin!Te dashur miq, ne kundershtim me çdo ligj, keto dy…

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 9. Januar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto