Gjermania ka kërkuar peshq në rrjetën e drejtësisë? Jep përgjigjen e prerë Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur në lidhje me kushtet që Gjermania ka vendosur për hapjen e negociatave për në BE. Balla ka theksuar se procesi ka disa çështje imediate, por ka thënë se s’bëhet fjalë për të arrestuar zyrtarë.

 “A ka kërkuar Gjermania peshq në rrjetën e drejtësisë?, ishte pyetja e gazetares për të cilën Balla u përgjigj:”Në histori gjithmonë fillimi i bisedimeve ka qenë çështje prioritetesh. Shqipëria ka një avantazh me vendet e tjera, kapitulli 23 dhe 24 janë të domosdoshme dhe jo pa qëllim happen të para dhe mbyllen të fundit. Pa dyshim që procesi i fillimisht ka disa çështje që janë imediate.  Më falni duhet të kuptojnë që funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me numra funksionarësh, Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur nga drejtësia”.

Në këtë dalje për mediet ai theksoi se Gjermania vendimin përfundimtar për negociatat do ta japë në fund të muajit.

Një pjesë e tyre e kanë marrë vendimin dhe zoti Lange më ka thënë që do të mbështesin anëtarësimin tonë për në BE-. Grupi i CDU-së do të shprehet më datë 24 shtator. Më tej do të japin dhe vendimin final për Shqipërinë, në fund të muajit. Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Dëshira jonë ka qenë që Reforma Zgjedhore të behet në një spekter të gjerë të politikës shqiptare. Ne do të vijojmë për të gjetur një konsensus edhe me opozitën. Kemi një tryezë javën e ardhshme. Askush nuk do të mbajë peng Reformën Zgjedhore.”, u shpreh Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto