Garon për t’u bërë kreu i PS Durrës, shkarkohet me një telefonatë drejtori i rëndësishëm

 

Së fundmi, Ardit Kërtusha drejtori rajonal i Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve të OSHEE në Durrës është shkarkuar nga posti.

Kërtusha, që mbante këtë post prej prillit, është shprehur se shkarkimi iu bë përmes telefonit dhe nuk iu dorëzua motivacioni për largimin e tij.

Sipas tij, shkarkimi ka lidhje me disa takime që ai ka bërë në organizatat socialiste në Durrës sepse kandidon për kreun e PS në këtë degë.

28-vjeçari Ardit Kërtusha nuk është një emër i panjohur në PS-në e Durrësit, pasi për një mandat 4-vjeçar, ai ka mbajtur postin e kryetarit të FRESSH Durrës si dhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm pranë Këshillit të Qarkut Durrës për 5 vite me radhë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto