Gafa e Ramës me grafikun për borxhin publik, Tabaku: “Vetëm për një gënjeshtar 60 më e madhe se 70”

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Facebook grafikun për borxhin publik. Por aty ai bëri një gafë, pasi në grafik 60 miliardëshi i borxhit publik është kolonë më e lartë se 70 miliardëshi i investimeve gjatë viteve 2006-2013.

Pas kësaj gafe, ka reaguar ish deputetja e PD, Jorida Tabaku. Ajo është shprehur se gafa e Ramës me borxhin publik, tregon se të gjitha që shkruhen në zyrën e propagandës janë gënjeshtra.

Më tej, ajo thekson se vetëm një gënjeshtar si Rama mund ta bëjë 60 më të madhe se 70 dhe thekson se borxhi real që kanë sot shqiptarët është 97% e e PBB-së, pra 13 mld euro.

“Se si mund te jete 60 me e madhe se 70 vetem ER e di? Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro. Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!”, shkruan Tabaku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto