Flower
Flower

Flet Rudina Hajdari: “Presidenti ka shkelur Kushtetutën, mundemi të propozojmë shkarkimin e tij”

 

Deputetja Rudina Hajdari ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Dita Jonë”, prej nga ku u pyet nëse do të votonte për shkarkimin e Presidentit.

Në fjalën e saj, Hajdari është shprehur se të enjten në Parlament do të ketë mocion për debat, jo për shkarkim. Ajo ka theksuar se grupi parlamentar që drejton mundet të propozojë shkarkimin e Presidentit, por se nuk është kjo çështja.

 “Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. ‘Dëgjoni se unë po shkarkohem se po bëj një akt për Shqipërinë dhe të tjera. Unë mendoj se duhet t’i ulim këto lloj tonesh dhe të mos bëjmë populizëm. Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi. Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë”, tha Rudina Hajdari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto