Flower
Flower

Flet Artan Fuga: “Ja përse Presidenti Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën me ç’dekretimin e zgjedhjeve”

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet në 30 qershor ka sjellë reagime të shumta nga personalitetet politike në vend, si dhe nga analistë.

Së fundmi, akademiku Artan Fuga është pyetur nga “Panorama” mbi situatën që është krijuar në vend dhe Fuga ka thënë se Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën.

“Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën. Edhe sikur akti i çdekretimit të jetë jo kushtetues, ai nuk shkel Kushtetutën. Edhe sikur të supozohet se ai e ka pasur gabim.
Sepse presidenti nuk thotë që po ta hedh poshtë Gjykata Kushtetuese, ai do ta konsideronte përsëri të mirëqenë aktin e vet. Se po të jetë kështu, edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa herë Gjykata Kushtetuese ia ka hedhur poshtë ndonjë projektligj. Pra, Presidenti edhe po gaboi në ndonjë dekret, ai është kurdoherë brenda frymës se kushtetutës”,
ka thënë Fuga.

Ju mund të pëlqeni dhe këto