“Fituan para pa hesap, horra që urrejnë pyllin”, Braçe revoltohet pas zja.rreve në Shëngjin

Me tone të ashpra ka reaguar zv. Kryeministri Erion Braçe pas zjarreve që u vendosën në Malin e Shëngjit, ku shumë banesa u rrezikuan.

Nëpërmjet një mesazhi të fortë në Instagram, Braçe ka thënë se zjarri është vendosur për qëllime kriminale, duke dënuar personat përgjegjës.

Reagimi i Erion Braçes:
KURORA E #SHENGJINIT NE ZJARR E PAS ZJARRIT! Pylli me pisha e shkurre te tjera nuk eshte me! Per 32 ore zjarrefikes, ushtare e punonjes te emergjences, ben gjithcka per te mbrojtur banesat nga zjarri prane tyre, njeheresh per te shpetuar pyllin. Me banesat ia dolen-i mbrojten, me pyllin jo-s’arriten. Zjarri ne #Shengjin eshte i perseritur, ne te njejten kurore, I QELLIMTE e per kete arsye kriminal.

Ai qe pronen e vjedhur se gezon dot me sepse njerezit kane kurajo te flasin, plas deri sa ti vere zjarrin asaj, mos e gezoj kurrkush!! Ai qe prone do te grabise, plas deri sa ti vere zjarrin asaj, te ndertoje aty ku zjarri e ka kthyer pyllin ne truall! Kurora e #Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu, nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni!

Per te mos folur edhe per pirromane edhe me banale qe perfitojne kullota, me keq dru nga pemet, qymyr nga shkrumbimi per te fituar edhe keshtu! E di qe e qara per #Amazonen eshte trendy, por #Shengjini dhemb edhe me shume! Per shume kohe, ne #Shengjin, detin, eren qe vjen prej tij, e ndane me pyllin, malin, me nje mur 8-10-12 kate betoni!

Fituan para pa hesap, pa pyetur per shkaterrimin! Tek interesa te tilla nis; Me keto interesa duhet luftuar, te medha apo banale qofshin! Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij, si duhen kerkujt!

Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me peshtyma! Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesisht, kur benzina e interesave te betonit dhe cdo interesi tjeter perfitues, e ndez dhe e perhap flaken kudo! Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend, ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne #Shengjin, nuk do jete me me ne! Gjithnje nis tek politika, vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli!rac

Ju mund të pëlqeni dhe këto