Flower
Flower

Firmoset marrëveshja e koalicionit opozitar, ja partitë aleate të PD

Është arritur marrëveshja e Partisë Demokratike për të firmosur koalicionin opozitar me aleatët e saj, firmosja e së cilës do të jetë ndryshe për secilën nga partitë pjesë.

Disa nga partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë: Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit, Partia Republikane (PR) e Fatmir Mediut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Dashamir Shehit, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) eVangjel Dules, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) e Agron Dukës, Partia Demokristiane (PDK) e Nard Ndokës.

Pika kryesore e kësaj marrëveshje është qeveria tranzitore dhe zhvillimi i zgjedhjeve me të, duke bërë që mos të ketë manipulim votash dhe do të ndëshkojë politikanët që kanë blerë zgjedhjet.

Fatmir Mediu ishte I pari që vuri firmën mbi dokumentin e marrëveshjes dhe tha se koalicioni ka për qëllim mos lejimin e manipulimit të zgjedhjeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto