“Filloje nga Abetarja”, Braçe ironizon Bashën: “85% produkt i aritmetikës tënde banale”

Ditën e sotme, zv. Kryeministri Erion Braçe ka komentuar protestën e djeshme të opozitës. Përmes një statusi në Instagram, Braçe ka thënë se Basha nuk di shkrim-këndim, aritmetikë e mbledhje-zbritje, prandaj si mund të bëjë reforma të thella.

Në këtë status, Braçe ka ironizuar opozitarët, duke thënë se deklarata e opozitës që 85% e shqiptarëve nuk morrën pjesë në zgjedhje, është produkt i aritmetikës banale të tyre.

“Aritmetike, mbledhje-zbritje, shumezim-pjesetim? JOOO! Shkrim, kendim? JOOO! Gare-konkurim, zgjedhje? JOOO! Cfare cfare, Reforma te Thella me ty? Po si? Pa gjithe keto me siper? Merru me veten kid! Filloje nga A-ja, abetarja, pastaj nga 0, numrat;

Me tutje me fjalet e thjeshta qe te arrish po munde tek ato me te veshtira Liri, Barazi, Drejtesi e Barabarte! Patjeter edhe tek numri 85, produkt i aritmetikes tende banale: 100-40-22=85! Madje 85%!”, shkruan Braçe.

Ju mund të pëlqeni dhe këto