Faturat e kripura të hoteleve në 700 euro nata, reagon ministrja Gjonaj

Në media është komentuar shumë dje mbi faturat e kripura të hoteleve ku qëndronte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë udhëtimeve në Evropë.

Një natë në këto hotele shkonte deri në 700 euro. Ishte kryeministri Edi Rama që i mohoi të tilla lajme pak më parë teksa po i kthente përgjigje një komentuesi.

Por pak më parë, ka reaguar vet ministrja Gjonaj, e cila ndonëse nuk i ka adresuar drejtpërdrejtë këto fatura, ka përdorur një shprehje të Nelson Mandelës.

 Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Nisur edhe nga kjo, vëmendja jonë ndaj sistemit penitenciar vazhdon të zgjerojë më tej kapacitetet, pasi ndër të tjera për herë të parë po i jepet zgjidhje në mënyrë të posaçme trajtimit të personave me vendim gjykate “mjekim i detyruar”, ka shkruajtur Gjonaj, duke publikuar dhe disa foto të transformimeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto