“Është falsifikuar vota e 4 deputetëve, kjo ju çon në burg”, Gjuzi bën denoncimin e fortë, i vjen përgjigjia nga Ruçi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka denoncuar sot se janë 4 vota deputetësh të falsifikuara në grupin prej 28 deputetësh që kanë firmosur pro ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk mund të lejoj që të firmos. Jam kundër, janë 4 firma deputetësh të falsifikuara në këtë Kuvend. Nuk votoj. Nuk mund të rri këtu ku falsifikohet vota në Kuvend. Kjo ju çon në burg, nga tani nis përgjegjësia juaj ligjore”, tha Gjuzi.

“Rrugë të mbarë!”, i ka thënë Gramoz Ruçi. Ndërkohë, Kujtim Gjuzi është larguar nga seance plenare dhe ka thënë se nuk do votojë pro ndryshimeve kushtetuese sepse është falsifikuar vota e 4 deputetëve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto