E pyetën nëse do ulet në tryezë me Gjiknurin për Reformën Zgjedhore, reagon Basha

Pas takimit në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat, ku ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar dhe miratuar Reformën Zgjedhore me mazhorancën.

Kur u pyet nëse do ulej në tryezë me Damian Gjiknurin, Basha ka thënë se nuk flet dot për përgjegjshmërinë apo papërgjegjshmërinë e palës tjetër.

“Unë në emër të opozitës së bashkuar ju informoj sot ne kemi autorizuar dy përfaqësuesit tanë për të përsëritur qendrimet tona që prej tetorit, për ti kujtuar ata për përgjegjësitë që kanë dhe vonesat të cilat rrezikojnë jo vetëm thellimin e krizës politike dhe ekonomike për shqiptarët, por edhe bllokimin e integrimit. Pala tjetër, unë nuk mund të flas për përgjegjshmërinë apo për papërgjeshmërinë e palës tjetër dhe kë përcaktojnë ato për tu përfaqësuar.”- u shpreh Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto