Flower
Flower

E përlotur për major Tanushin, ministrja Xhaçka zbulon amanetin e tij

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa po fliste para familjarëve për major Klodian Tanushin që humbi jetën në misionin e NATO në Letoni, ka shpërthyer në lot.

Xhaçka ka thënë se Tanushi i ka lënë një boshllëk të madh gjithë familjarëve, kolegëve dhe vet ministres, ndërsa ka zbuluar se amaneti i fundit i majorit, ishte “mbi interesat vetjake, duhen vënë interesat e shoqërisë”.

“Fatkeqësisht dhimbja na u shtua përsëri, pas vdekjes së Zarife Hasanajt. Ndarja nga jeta e major Klodian Tanushit është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sado pak zemrat e familjarëve. Edhe pse mirënjohja dhe krenari është pa kufi, sërish nuk mund ta zbusim zemrën e bërë gurë të familjarëve të tij. Jemi pranë tyre. Është shumë e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak dhe që besoja se do ia dilte mbanë. Ai nuk ia doli duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me humbjen e pakthyeshme. Por, ai është një njeri i rrallë. Majori e përmbushi me krenari misionin e tij, duke sakrifikuar jetën. Majori na la amanetin e fundit “mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e gjithë Shqipërisë”. Prehu në paqe të përjetshme heroi ynë, dëshmori më i ri i Atdheut”, tha Xhaçka.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto