“E ka kthyer Presidencën si seli opozitare”, Balla për Metën: “Nuk mund të jetë President më”

Ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta.

Në studion e News 24, Balla është shprehur se Meta e ka humbur statusin e presidentit dhe s’mund të jetë më kreu i shtetit të një vendi që aspiron integrimin në BE.

“Presidenti është një figurë që do të mbajë unitetin kombëtar. Presidenti Meta ka kohë që e ka kthyer presidencën si seli opozitare. Nuk mund të jetë Meta president i një vendi që nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Meta ka bërë deklarata në dëm të euro-integrimit”, është shprehur Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto