“E bëri si deshi”, ish ministri Manjani: “I duhet njohur kjo ‘meritë’ Rilindjes”

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thënë së fundmi se një meritë që i duhet njohur Rilindjes është reformimi i drejtësisë, pasi ‘e bëri si deshi’.

“Aktualisht, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale, me gjykata të trembura dhe me prokurori të gjithën nën hyqmin e qeverisë. Pra e bënë si deshën dhe tani bëjnë ç’të duan. Ky është fakt i dukshëm tashmë. Sundimi i ligjit është qartësisht i zëvendësuar me sundimin e pushtetit!”, ka shkruar Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa ‘falenderon’ ambasadorët që mbështesin këtë drejtësi.

Postimi i Manjanit:

Në ka vërtetë “meritë” që i duhet njohur Rilindjes është reformimi i drejtësisë. E bëri si deshi!

Aktualisht, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale, me gjykata të trembura dhe me prokurori të gjithën nën hyqmin e qeverisë.

Pra e bënë si deshën dhe tani bëjnë ç’të duan. Ky është fakt i dukshëm tashmë.

Sundimi i ligjit është qartësisht i zëvendësuar me sundimin e pushtetit!

Kushdo që kritikon, proteston apo qoftë edhe pshurr pushtetin arrestohet dhe njëkohësisht dënohet ashpër. Shumë më ashpër se të bësh trafik droge apo ndonjë krim tjetër të rëndë.

Rilindja ja arriti me drejtësinë e saj të re që trafikantët të lëvizin lirisht, ndërsa protestuesit mbushin burgjet!!!

I duhet njohur kjo “meritë”.

Duhen “falenderuar” edhe ata ambasadorë që ende vijojnë të mbështesin këtë drejtësi, që nuk garanton më as liritë themelore të Shqiptarëve. ☹️☹️

Ndërkohë shtetet nga këto ambasadorë vijnë po diskutojnë të na vendosin viza…

U desh kjo reformë që të na rikthehet Izolimi dhe terrori i shtetit politik…

Në ka vërtetë “meritë” që i duhet njohur Rilindjes është reformimi i drejtësisë. E bëri si deshi!Aktualisht, vendi…

Gepostet von Ylli Manjani am Mittwoch, 17. April 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto