Flower
Flower

Dule i bën thirrje Presidentit Meta: “Kuvendi ka rënë, shpërndaje”

Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-së, i ka bërë një thirrje ditën e sotme Presidentit Ilir Meta që të shpërndahet Kuvendi.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Dule shkruan se vendet vakante nuk plotësohen dot nga kandidatët e listave shumëemërore që ta çojnë numrin në 140 deputetë.

“Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij,”-shkruan Dule në Tëitter.

Ju mund të pëlqeni dhe këto