Dorëheqja e Haradinaj, reagon Rama: “Sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve”

Ditën e djeshme, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës. Ndërsa nuk kishte reaguar për këtë ngjarje, së fundmi ka folur kryeministri shqiptar Edi Rama.

Përmes një statusi në Twitter, Rama thotë se kjo është një sfidë që do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre.

Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkruan kryeministri Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto