“Do t’i rikthehemi protestave në 2020”, çfarë paralajmëroi Bardhi nga Vau i Dejës

Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, ka bërë të ditur se në vitin 2020 do t’i rikthehen protestave. Ai ka thënë se largimi i qeverisë Rama është mundësia e vetme për të zhvilluar vendin.

Bardhi ka folur pas takimit me strukturat e Partisë Demokratike që ka patur në Bushat të bashkisë së Vaut të Dejës.

Sekretari i PD është shprehur se nuk ka një datë të caktuar për fillimin e protestave. Por ai ka thënë se objektivi i këtij viti është rikthimi i protestave.

“Objektivi ynë në 2020 është i njëjti me shkurtin e 2019 dhe pa asnjë diskutim që do t’i kthehemi protestave. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e qeverisë është një mundësi reale. Nuk ka një datë konkrete por kur të ketë do ta bëjmë publike”, tha Bardhi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto