“Do të ndëshkoheni”, Basha paralajmëron deputetët

Lulzim Basha, kreu i PD, bëri një paralajmërim të fortë për deputetët vetëm pak orë para se të rrëzonin në Kuvend dekretet e Presidentit Meta.

Kryedemokrati u shpreh se ata deputetë që do rrëzojnë dekretin e Metës për të ligjëruar koncesionet e rrugëve, do të ndëshkohen nga ligji. Sipas tij, deputetët do të jenë pjesë e verifikimeve nga ligji antimafia dhe SPAK.

Basha tha se dy koncesionet ai Orikum-Dukat dhe Milot-Balldre janë kontrata korruptive të realizuara në restorantet e pëlqyera të kryeministrit pranë Kryeministrisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto