Do të bëjë kallëzim penal ndaj Presidentit Meta? Ja përgjigjia e Ardian Dvoranit

Pas tre orësh në prokurori, Ardian Dvorani i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Por a do të bëjë ai një kallëzim për Presidentin Meta pasi kreu i qeverisë i ngriti padi për shpërdorim detyre?

“Po kjo nuk është garë, duhet të jemi shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje, nuk kam elektorat asgjë, nëse jam i detyruar dhe shoh se ka një fakt penal do e bëj një kallëzim.

Unë llogaris raportin tim me kushtetutën në ligjin, jo me të tjera”, ka thënë Dvorani në përgjigje të kësaj pyetjeje.

Ndër të tjera Dvorani u pyet edhe për stokun e dosjeve në Gjykatën e Lartë, numri i të cilave ai tha se shkon në 35 mijë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto