“Do humbasim njerëz, nuk e di sa”, Rama jep mesazhin e fortë: “Besa-besë ta shporrim armikun”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh në Facebook, ku i ka bërë të qartë qytetarëve se kjo pritet të jetë javë intensive, ku do të shtohen të infektuarit me koronavirus.

Kryeministri ka përsëritur këshillat ndaj qytetarëve dhe ka thënë se kjo luftë do të ketë edhe viktima. Ai u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë që vendi mos të shkojë në katastrofë.

“Nuk e ndal dot vdekjen, por duhet ta ndajmë kërdinë që mund të bëjë për shkak të pakujdesisë, kokëfortësisë etj.. Do humbasim njerëz, nuk e di sesa. Askush nuk e di askund. Nuk duhet të humbasim një mal me njerëz. E kemi në dorë vetë. Mos rrini në grumbull, por në distancë pse është kaq e vështirë kjo? Morëm masat në kohë dhe është turp të humbasim mustaqet e Çelos.

Ajo që bëjmë ne ka shumë rëndësi, për mirë apo për keq. Duke u shtrënguar në ulim humbjen e jetëve. Duhet të dalim nga lufta me kokën larg dhe mos o zot me qindra mijëra të vdekur. Forca dhe durim! Të pabindurit do të frikësohen duke parë buletinin e luftës. Edhe Zoti thotë ndihmo veten të të ndihmojë. Forca e besa-besë ta zbrapsim këtë mortje nga shtëpia jonë”, u shpreh Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto