“Do digjnin Kuvendin”, Meta zbulon sekretin e madh, çfarë arriti të parandalonte ai

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor, ku ka treguar arsyet që e shtynë atë të shfuqizonte dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta ka thënë se primare ishte siguria kombëtare dhe stabiliteti i vendit. Ai u shpreh se kishte marrë informacione që në protestën e opozitës së bashkuar më 8 qershor do të destabilizohej vendi dhe persona të caktuar do digjnin Kuvendin.

“Në themel të kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Cdo lloj afati është sekondar ndërsa parësor është mbrojtja e të drejtës me zgjedhje. Më qartë se sa gjykata askush nuk mund ta sqarojë. Sa i takon aspekteve të tjera,  jë arsye themelore, është siguria kombëtare, stabiliteti i vendit.

Mund t’ju them që Presidenti për shkak të detyrës ka patur informacione si në rrugë zyrtare edhe shtetërore, për përpjekje për të realizuar akte destabilizimi. Më 7 qershor, presidenti ka marr një informacion sekret dhe te klasifikuar, persona të caktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës, ku përvec akteve të tjera planifikonin edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ishte informacion i ri por i besueshëm nëse kemi parasysh protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit të Shqipërisë”, tha Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto